🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT OLTIJON KËRNAJA, PAS TAKIMIT NDAJ VORËS 👇
Kërnaja: Sot i tentuam të gjitha të them të drejtën, kishim shumë raste, shpërdoruam jashtëzakonisht shumë. Më vjen keq për djemtë se shpërdoruam pa fund para portës. Kishim situata 3 kundër 1, 3 kundër 2 pa fund. Pastaj ishte rasti i penalltisë, gjëra që ndodhin në futboll.
Nuk mendoj se është çështje emrash, por e vendosjes, besoj se në pjesën e parë nuk është se kishte raste të barabarta. Vora ka goditur vetëm një rast në minutën e 90, ne kishim 2 raste në pjesën e parë, që ishte ai i Mehmetit ose rasti i penalltisë më flagranti. Vora nuk kishte raste të barabarta. Ne tentuam me zëvendësimet në pjesën e dytë me Diegon e Skukën, luajtën bashkë me Isgandarlin e Bintsukan në 4-2-4 për të gjetur golin. Kishim raste, sidomos në goditje standarte, në njërën e largoi mbrojtësi në vijë. Futbolli kështu është, ligji i pashkruar që nëse nuk shënon do pësosh, e na ndodhi ne sot.
Objektivat e skuadrës –
Kërnaja: Për këtë pyetje, nëse keni interes, pyesni më lart, jo mua. Unë flas anën taktike të futbollit, me këtë mënyrë apo tjetër ka marrë goxha pikë me mua. Partizani ka objektiva, e kam thënë dhe e them prapë, mund të kemi humbur, por me episode si me Dinamon, mund të mbaronte 2-2. Episodet kanë vendosur ku jemi këtu. Mos harrojmë nga kemi ardhur, jemi mes 8 ekipeve më të mira në Kupë, jemi në vend të 6 e synojmë më lart. Mënyrën e të luajturit ndoshta e lexojmë e interpretojmë ndryshe në studio e fushë. Por nëse shihni statistikat e ndeshjes, Partizani sot ka qenë jashtëzakonisht shumë më mirë se Vora, pavarësisht se Vora është ekip solid, ka fituar edhe me Elbasanin në Elbasan, nuk është ekip i vogël. Futbolli i tillë është. Albasete mundi Realin, ndaj futbolli është i bukur. Në studio është më i lehtë por në fushë është më i vështirë.



















