PRONONCIMI I TRAJNERIT OLTIJON KËRNAJA, PAS TAKIMIT NDAJ ELBASANIT

🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT OLTIJON KËRNAJA, PAS TAKIMIT NDAJ ELBASANIT

Kërnaja: Së pari dua të uroj gjithë shqiptarët gëzuar 28-29 Nëntorin.
S’jam i kënaqur me lojën. Rezultati i fushës ishte i drejtë, por s’jam i kënaqur sepse duhet të kishim shënuar me rastet tona. Por futbolli i njeh të tri rezultatet. Një rezultat pozitiv e morëm sot. Nga mënyra si bëmë aksionet, topi duhet të kishte përfunduar në rrjetë.
Nuk besoj se po ndodh diçka në sulm. E kishim përgatitur kështu mënyrën e lojës. Kjo mund të vijë edhe nga terreni, sepse vijmë nga një terren i fortë, aty ku stërvitemi. Në momentet e fundit, ishim pak të lodhur. Në disa raste ishim konfuzë. Patëm rastin e Tomës dhe Diegos por në fund ndeshja u mbyll 0-0. Kolën e ndërruam për shkak të kartonit të verdhë se duke parë që mund të shkaktonte ndonjë faull tjetër mund të dilte me të kuq dhe Mehmeti kishte kontraktim dhe të dy zëvendësimet ishin të detyrueshëm.

“Final 4”, ju mjaftojnë barazimet –

Kërnaja: S’na mjafton vetëm të mos mundemi për “Final 4”. Por duke mos humbur, bëjmë hapin cilësor për të shkuar te fitorja. Kemi 3 ndeshjet e radhës në Tiranë me Bylisin, Tiranën dhe Flamurtarin dhe me 9 pikë mund të kapim “Final 4”.