PRONONCIMI I TRAJNERIT OLTIJON KËRNAJA, PAS TAKIMIT NDAJ BYLIS

🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT OLTIJON KËRNAJA, PAS TAKIMIT NDAJ BYLIS

Kërnaja: Fillimisht i uroj shërim të shpejtë Edlir Tetovës dhe rikthim sa më të shpejtë në fushat e sportit.

Sot jam i lumtur me sakrificën e çunave, me mënyrën si luajtën. Ishim gjatë gjithës kohës në posedim të topit dhe për të gjetur mënyrën si të bënim gol. Jam shumë i lumtur edhe për Diegon që shënon në Superiore.

 

Contreras para Bintsouka –

 

Kërnaja: Ne kishim përgatitur tjetër mënyrë gjatë javës. Në vend të Bintsoukas do ishte Mehmeti, por për një virozë u bë e kundërta. Mbrëmë në darkë Mehmeti kishte temperaturë. U munduam të merrnim linjat me Bintsoukan. Diego është lojtar zone, shënuam me të. Mund të shënonim edhe me Buxhelajn dhe Tomën, shyqyr erdhi 1-0. Futëm edhe Sembenen që vjen pas një dëmtimi të gjatë. Rezultati ishte i drejtë.

 

Ekipi qarkulloi gjithë kohën dhe ne s’duhej të nxitoheshim dhe të bënim gabime. Para golit, Contreras kishte rast tjetër. Nuk është se e sulmuan pak zonën, ndryshuam disa herë mënyrë loje. Futëm Koten që është akoma më ofensiv. Nga jashtë duhet ta shoh nesër në mëngjes ndeshjen, sonte s’kemi kohë.

 

Derbi i kryeqytetit me Tiranën –

 

Kërnaja: Çunat bënë maksimumin sot, mos të harrojmë që për punë kartonësh mediat thanë që rrezikonim. Nesër në mëngjes fillon përgatitja për derbin. S’besoj se do të jetë ndonjë problem shumë i madh. Do bëjmë maksimumin ta fitojmë, renditja ka vlerë. Situata është komplet ndryshe këtë herë, jemi më komod, s’kemi presionin. Këtë herë sigurisht do të fitojmë ne.