🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT MLADEN MILINKOVIC, PAS TAKIMIT NDAJ VORËS 👇
Milinkovic: Dua të përgëzoj fillimisht lojtarët e mi dhe tifozët që erdhën dhe na përkrahën gjatë 90 minutave. Edhe në konferencën para ndeshjes e përsërita që është e rëndësishme ta nisnim me tre pikë. Mënyra se si e pashë, në pjesën e parë ishim shumë mirë, por në pjesën e dytë vuajtëm shumë dhe duhet të jemi të sinqertë, nëse Vora do të kishte shënuar gola, do të kishte qenë e drejtë. Sot ishim pak me më shumë fat, por nuk dua që skuadra ime të fitojë kështu. Ndaj duhet të punojmë shumë, sidomos në këtë shkëputjen pas ndeshjes së dytë. E patë që kemi shumë lojtarë që vijnë nga dëmtimet dhe nuk janë gati për 90 minuta. Na mungojnë disa lojtarë, Skuka e Da Silva nuk janë gati për nga fillimi. Cilësi ka, por cilësia pa vrap është e pamundur të shfaqet. Jam i lumtur që sidomos në minutat e parë lojtarët e mi e pranuan këtë ide, me presing të lartë, që të mundohen të krijojmë shanse për shënim. Jam i kënaqur se është ndeshja e parë, por në pjesën e dytë nuk ishim në nivelin më të mirë. Dua të them disa fjalë për këtë djalë të ri, Qokthin, i cili debutoi, tregoi se mund të ketë të ardhme. Ai vjen nga akademia dhe me performancën e tij tregoi se mund të mbështetemi te ai dhe ne i kemi sytë nga akademia.
Në disa momente u munduam të luanim topin direkt se ishim nën trysni, u thashë lojtarëve që është ndeshja e parë, duhet rezultat, është e rëndësishme të mos bëjmë gabime në zonën tonë. Ata kanë lojtarë me cilësi që mund të na ndëshkonin. Kur lojtarët nuk janë gati fizikisht, vendosëm që në këtë ndeshje të parë të luanim këtë taktikë. Në të ardhmen, duhet të organizohemi ndryshe dhe të jemi më të rrezikshëm në zonë. Ne ishim në fillim pa një sulmues të mirëfilltë. Gudjufi, i cili sipas meje ishte i mirë, nuk është një sulmues i vërtetë qendre.
Ne kemi bërë disa ndryshime, ndihmuan, kur vumë në fushë Janjevën e Bytyçin. Kishim 4 qendra në linjën e mbrapme, që ndalën gjithë këto rreziqe në lojën në ajër. Vendosëm Martinez si mesfushor, jo në pozicionin natyral. Por kam folur dhe e di që çdo gjë mund të ndodhë gjatë ndeshjes dhe i përgatitim lojtarët. Jam i lumtur për ata që hynë në pjesën e dytë se treguan se e meritojnë të luajnë te Partizani.
Në krahasim me 8 vite më parë, tani ndryshimi mes skuadrave është më i vogël. Në atë kohë ishte Skënderbeu që ishte në majë, luante në Europë dhe grupe, ishte Partizani që ishte në top 3 dhe disa ekipe që luftonin për pjesën tjetër. Por tani kam ndjekur kampionatet dhe sidomos në kampionatin e kaluar me Final 4 ishte shumë interesant dhe shumë i fortë.
Po ta krahasojmë më kampionatin malazez, kam qenë te ekipi më i mirë atje. Në vitin e parë në 2019, ndërtuam një ekip që fitonte titullin, Kupën ose të dyja në një vit. Në vitin e parë, kishte 5-6 skuadra shumë të forta atje, të gjithë ishin kampionë në të kaluarën.
Sa duhet për titullin te Partizani –
Milinkovic: Nuk e di këtë përgjigje, të jem i sinqertë. Nuk e prisja të ishin kaq konkurrues lojtarët që në fillim. Zakonisht përgatitja është 6-8 javë dhe kjo është periudha që trajneri të kalojë idetë e tij. E di që të gjithë trajnerët kërkojnë kohë, por nuk e kemi kohën. Unë shpresoj e do shoh ndeshje pas ndeshje, për mua e rëndësishme është që në çdo ndeshje të tregojmë pak progres dhe të jemi në rrugën e duhur. Por edhe gjendja fizike, është çështje që duhet të rregullojmë para ndeshjes së tretë të kampionatit.