Prononcimi i trajnerit Mladen Milinkovic gjatë prezantimit në konferencën për shtyp

Arbër Abilaliaj:  Jemi sot këtu për të prezantuar trajnerin tonë të ri Mladen Milinkovic. Besoj se është gjerësisht i njohur në futbollin shqiptar me eksperiencat pozitive që ka patur me Luftëtarin dhe Kukësin por edhe në rajon. Jemi besimplotë, jemi të kënaqur që jemi në këtë ditë sot. Dua ti uroj shumë suksese në këtë projekt të rëndësishëm dhe shpresojmë dhe mendojmë të shkojmë sa më larg duke shtuar rezultatet dhe të gjitha bashkë.


Riktheheni pas 8 vitesh në Shqipëri –

Mladen Milinkovic: Përshëndetje të gjithëve. Falenderoj drejtorin për fjalët mira gjithashtu edhe presidentin për mundësinë e dhënë për të qenë pjesë e këtij klubi të madh siç është Partizani. Siç e pohuat edhe ju rikthehem pas 8 vitesh në Shqipëri. Eksperienca ime në dy klubet e mëparshme ka qenë e mirë edhe njerëzit që kanë punuar me mua kanë qenë të kënaqur. Besoj gjithashtu që do të arrij ti kënaq edhe tifozët në fund të sezonit. Sigurisht që kur punon në klube të mëdha padiskutim objektivi kryesor është titulli. Kjo është edhe arsyeja që unë vendosa të pranoja këtë ofertë. Në 4 vitet e fundit kam patur mundësi të punoj në klubin më të mirë në Malin e Zi ku kam fituar 2 tituj kampion dhe 1 kupë. Një vit kemi bërë mirë edhe në kupat e evropës. Besoj se kjo është arsyeja që njerëzit këtu në klub vendosën të më zgjidhnin mua. Sigurisht që e di se çfarë kërkon klubi dhe do përpiqemi të bëjmë maksimumin që në fund të arrijmë objektivat që duam.

Mendoni se keni kohën e mjaftueshme në prag të fillimit të kampionatit –

Mladen Milinkovic: Edhe po ta nisësh nga fillimi i përgatitjeve çdo trajneri të ri i duhet kohë. Por ne kemi këtë kalendar që pas dy ndeshjeve kampionati do të ndërpritet 2 javë prej impenjimeve të ekipit kombetar. Besoj se pas kësaj shkëputje mund të ndryshoj gjërat siç dua.

Priten lëvizje të tjera në merkato –

Mladen Milinkovic: Është dita e parë, duhet të shohim ata që kemi fillimisht. Lojtarët që janë këtu e meritojnë dhe kanë cilësi, padyshim. Dua të filloj punën me ta dhe të shohim. Padyshim është e nevojshme por do të bëjmë gjithçka bashkë me drejtorin.

Mesazhi juaj për tifozët –

Mladen Milinkovic: Nuk jam personi që bën premtime të mëdha. Por unë mund t’u premtoj që do të mundohem të ndërtoj një ekip që do të luftojë çdo ndeshje dhe të luftojë 90 minuta për objektivin tonë. Padyshim kur je te Partizani, kjo është të marrësh tre pikët në çdo ndeshje.

A jeni koshient se në çfarë klubi keni ardhur –

Mladen Milinkovic: Patjeter jemi në klubin më të madh të vendit.

Titulli? Padyshim ky është objektivi, edhe kur fola me presidentin më tha që do të jetë shumë e vështirë se shumë klube në këtë sezon e duan, kanë investuar për lojtarë, për stafin. Por Partizani duhet të luftojë çdo vit për trofe. Është e lehtë të themi tani që do luftojmë për titullin. Por duhet të punojmë fillimisht. Fillimisht dua t’i kaloj idenë lojtarëve që të besojnë te kjo ide dhe që duhet të luftojnë për këto ngjyra që në ditën e parë. Në çdo klub trajneri është i rëndësishëm, por për çdo trajner janë lojtarët më të rëndësishmit. Nëse i bëj të lumtur që të punojnë me mua, të besojnë te kjo, të krijojmë një grup të fortë, është shumë më e lehtë për trajnerin. Të jem i sinqertë, për mua është një sfidë të shoh si mund të përmirësoj lojtarët. E dini më mirë se unë që Partizani ka lojtarë të rinj me potencial dhe sidomos pas atyre transferimeve të viteve të fundit, kanë mundësinë që të shkojnë në klube më të mëdha në Europë.
Gjatë punës time në Malin e Zi, kam promovuar, nuk them vetëm unë por edhe klubi, shumë të rinj që kanë firmosur me Juventusin, Lens, Hamarbi, Mançesterin… Ndaj është përsëri një sfidë për mua të bëj të njëjtat gjëra këtu. Herën e parë te Luftëtari ia dola. Bregu, Abazaj, Aleksi, Rroca ishin të gjithë të rinj por pas disa vitesh bënë një karrierë shumë të mirë.
Jeni përzgjedhur në një kohë të shkurtër mes shumë kandidaturave. Ju vë nën presion ky fakt

Mladen Milinkovic: Kur vjen në një klub të madh je nën trysni, por trajneri nuk e zgjedh kohën. Kur të thërret Partizani, a thuhet jo? Nuk besoj se ndonjë trajner do i thoshte Partizanit “jo””.