Prononcimi i portierit Alban Hoxha në konferencën për shtyp, në prag të takimit të parë gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias

Si e keni pritur rikthimin e Skënder Gegës –

A.Hoxha: Padiskutim që është zgjedhja më e mirë që klubi ka bërë, sepse është personi që e njeh shumë mirë ambjentin dhe mentalitetin e Partizanit. Unë besoj se do bëj mirë. Tani për ne ka nisur një faqe e re, ta harrojmë atë çfarë kaloi. E treguam që në ndeshjen me Laçin, sigurisht që duhet akoma të punojmë në vazhdim. Mendoj që jemi në rrugën e duhur.

Përballja me Egnatian duel i vështirë –

A.Hoxha: Eshtë ndeshje e vështirë. Çdo ndeshje në këtë moment është e vështirë. Ne do mundohemi të japim maksimumin në këtë ndeshje. Sfida e parë luhet në Rrogozhinë dhe kjo është gjë e mirë, sepse ndeshjen e kthimit e luajmë në shtëpinë tonë. Të japim më të mirën që në ndeshjen e parë për ta patur më të lehtë ndeshjen e kthimit.