Prononcimi i mesfushorit Redon Ismaili në konferencën për shtyp, në prag të takimit ndaj Dinamo City

Çfarë ka ndryshuar ke Partizani me ardhjen e trajnerit Kërnaja  –

Ismaili: Duke marrë parasysh se ishim në një krizë rezultatesh siç e dinë të gjithë, me ardhjen e trajnerit Kërnaja kemi qenë më mirë, më ndryshe, kemi qenë më të bashkuar. Siç e tha edhe trajneri në ndeshjen me Egnatian u futëm për të marr 3 pikët por fati nuk ishte as me ne as me ata. Besoj që këto dy ndeshje kanë qenë shumë të mira dhe jemi gati që edhe në ndeshjen e nesërme të vazhdojmë këtë ecuri të mirë dhe ti marrim 3 pikët.

Kur pritet ta shohim Partizanin në vendet e para të renditjes  –

Ismaili: Ndeshje pas ndeshje ne jemi duke bërë më mirë. Nesër me Dinamo City është edhe një derbi i kryeqytetit për tifozët për të gjithë ne. Do jemi të bashkuar , do luftojmë deri në fund për të marrë 3 pikët. Partizani është një ekip që duhet të jetë në krye të tabelës. Dinamo City është një rival i joni direkt duhet ta mposhtim dhe javë pas jave besoj që do shkojmë aty ku e kemi vendin.