Sa optimist jeni që mund ta kaloni këtë këtë kundërshtar
– Preka: Mendoj që kundërshtari nuk është i lehtë. Dihet që në kompeticionet europiane nuk ka ndeshje të lehta. E kemi analizuar kundërshtarin, kemi punuar shumë mirë gjatë kësaj jave dhe jemi gati të zbresim në fushë dhe të japim 100% tonë.
Si është të jesh lideri i Partizanit sidomos në një ndeshje të tillë
– Preka: Jam i ri për të qenë lider, por që mundohem të jap maksimumin çdo ndeshje. Kam edhe besimin e trajnerin dhe kjo më bën që të ndihem edhe më mirë në fushë. Në Estoni zhvilluam një ndeshje të mirë , jemi një ekip i ri besoj që ka shumë cilësi brenda. Kam shumë besim te puna që ne bëjmë , te fryma e grupit dhe nesër do zbresim në fushë për ti marrë maksimumin kësaj ndeshje. Shpresoj që do t’ia dalim.