PRONONCIMI I LOJTARIT TË NDESHJES ALTIN BYTYÇI, PAS TAKIMIT NDAJ ELBASANIT

🎙️| PRONONCIMI I LOJTARIT TË NDESHJES ALTIN BYTYÇI, PAS TAKIMIT NDAJ ELBASANIT‎ 👇

Bytyçi: Dua ti urojë festën e Pavarësisë të gjithë shqiptarëve.

Nuk është që jemi të kënaqur, barazimi nuk është se të bën shumë punë, më të lumtur do të kishim qenë sikur të kishim marrë 3 pikët edhe pse kishim rastet tona që nuk i shfrytëzuam në mënyrën e duhur.

Jam i lumtur që ekipi po ringrihet aty ku e meriton. Trajneri Kërnaja ka sjellë një frymë të re, besoj edhe çunat janë të lumtur me skemat dhe stërvitjen që bën trajneri, stafi komplet, i falenderohemi për stërvitjet dhe kujdesin që na bën, shpresojmë tja shpërblejmë me lojëra të bukura.

 

Kam besim shumë të plotë që mbi Partizanin është vetëm Zoti, të gjithë jemi fajtorë që Partizani është në këtë renditje të tabelës, por jam 100 % i sigurt që do të ringrihemi shumë shpejt. Të gjithë e dinë që Partizani luan vetëm për 3 pikë, nuk e shohim barazimin ose humbjen, nuk e shohim asnjëherë.

 

Pres akoma nga vetja sepse e di që kam akoma më shumë potencial, gjithsesi po mundohem të kap formën që kisha para dëmtimit, po pres që të kap maksimumin tim.

Partizani duhet të jetë në Final 4. Parashikojë që shumë shpejtë do jemi në 4 vendet e para dhe më pas të luftojmë për titullin kampion

“Final 4” Partizani nuk e diskuton e them me sinqeritet të plotë parashikoj që shumë shpejt do jemi në 4 vendet e para dhe më pas të luftojmë për titullin kampion.