Presidenti Demi dhe Kryetari i Bordit Çakuli vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Presidenti Demi dhe Kryerari i Bordit Çakuli vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit 

 

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli zhvilluan një vizitë në ambientet e Klubit, ku takuan futbollistët dhe stafin teknik.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Demi theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit deri në fund:
“Dua të jemi të bashkuar dhe të besojmë deri në fund. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes.”

Nga ana e tij, Kryetari i Bordit Filip Çakuli rikujtoi historinë e lavdishme dhe traditën legjendare të Partizanit, si një burim frymëzimi për skuadrën aktuale.

Në mbyllje të takimit, Presidenti Demi përshëndeti lojtarët dhe stafin e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, duke u uruar një sezon të mbarë dhe suksese në sfidën e parë të kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Arenën e Demave” ndaj ekipit debutues të Vorës.Presidenti Demi dhe Drejtori i Bordit Çakuli vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit .

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubut Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli zhvilluan një vizitë në ambientet e Klubit, ku takuan futbollistët dhe stafin teknik.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Demi theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit deri në fund:
“Dua të jemi të bashkuar dhe të besojmë deri në fund. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes.”

Nga ana e tij, Kryetari i Bordit Filip Çakuli rikujtoi historinë e lavdishme dhe traditën legjendare të Partizanit, si një burim frymëzimi për skuadrën aktuale.

Në mbyllje të takimit, Presidenti Demi përshëndeti lojtarët dhe stafin e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, duke u uruar një sezon të mbarë dhe suksese në sfidën e parë të kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Arenën e Demave” ndaj ekipit debutues të Vorës.