MIQËSORE SIVASSPOR 1 – 1 FK PARTIZANI
Shënues: Torje 67’(11) / Asani 47’
Formacioni: A.Hoxha, Belica(kap), Atanda, Trashi, Ibrahimi, Telushi, Hila, Mala, Asani, Mensah, Bardhi
U aktivizuan: Xhika, Cardoso, Kote, Çinari, Bitri, Kalari dhe Hyseni, Ferati , Jusufi, Kodra
Trajner. Skënder Gega
Ekipi ka rregjistruar sot një barazim 1 – 1 përballë kundërshtarëve të Sivasspor në testin e parë miqësor në kuadër të përgatitjeve që po zhvillon në Antalia. Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura me fillimin e 45 minutave të dyta, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega kanë zhbllokuar rezultatin me autor Jasir Asanin. Vendasit do të barazonin shifrat në të 67-ën minutë falë një 11 metërshi. Në këtë test trajneri Gega i ka dhënë mundësi aktivizimi të gjithë lojtarëve që ka patur në dispozicion. Të premten në datë 11 Janar skuadra do të jetë e impenjuar në takimin e dytë miqësor ndaj ekipit turk Antalyaspor.


























































