FK PARTIZANI – FK TERBUNI 4-0

KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 32

FK PARTIZANI 4 – 0 KF TERBUNI
Shënues: Sukaj 21′ 47′ 65′ , Vila 27′

Formacioni: Xhika, Bicaj, Atanda, Ibrahimi, Trashi, Daja, Gomes, Vila, Sukaj , Torrasa , Fili
U aktivizuan: Bardhi, Ramadani , Veliu

Skuadra rregjistron një fitore të pastër 4 – 0 ndaj Tërbunit duke vijuar serine e rezultateve pozitive. Vila dhe një tregolësh i Sukajt i dhurojnë të kuqve suksesin e 20 në kampionat tashmë në kuotën e 70 pikëve, ndërsa sulmuesi Sukaj arrin shifrën e 19 golave. Në javën e 33 15 herë kampionët e vendit do të kenë përballë rivalët e Tiranës në derbin e Kryeqytetit, përballje e cila do të luhet ditën e mërkurë në orën 18:30.