KUPA E SHQIPERISE / TURI I PARE
FK PARTIZANI 7 – 0 KF NAFTETARI
Pogradeci kundërshtari i ardhshëm në Turin e Dytë
Shënues: Djidjiwa 5′, Bardhi 45′, 89′ , Basrak 50′ Herrera 66′, Adorjan 74′ Shahinas 79′
Skuadra ka siguruar kualifikimin drejt turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, falë suksesit të përgjithshëm 13 – 2 ndaj Naftetarit. Të besuarit e trajnerit Iuliano kanë rregistruar një tjetër fitore edhe në takimin e kthimit 7 – 0 ndaj miqve nga Kuçova, luajtur sot në “Qendrën e Ekipeve Kombëtare “ në Kamëz. Në Turin e dytë të Kupës 15-të herë fituesit e këtij trofeu do të gjejnë Pogradecin. Takimet e turit të dytë të Kompeticionit tjetër futbollistik në vend do të luhen në datat 18 Tetor dhe 1 Nëntor.









































































