KUPA E SHQIPERISE
TË KUQTË SIGUROJNË KUALIFIKIMIN NË ÇEREKFINALE
FK PARTIZANI 3 – 0 KF POGRADECI
Shënues: Fili 57’, Progni 70’, Batha 78’
Formacioni: Xhika, Krasniqi, Atanda, Kotobelli, Ibrahimi, Adorjan, Warley , Asani, Sulejmani, Djidjiwa, Fili
U aktivizuan: Bardhi, Progni, Batha
Trajner. Sulejman Starova
Të kuqtë kanë triumfuar edhe në takimin e kthimit ndaj Pogradecit 3 – 0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 4 – 0 presin një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në turin e ardhshëm 15 herë fituesit në fuqi të këtij kompeticioni do të përballen me Flamurtarin.





















































