FK PARTIZANI 0 – 0 SK SLOVAN BRATISLAVA

EUROPA LEAGUE RAUNDI I PARË ELEMINATOR
FK PARTIZANI 0 – 0 SK SLOVAN BRATISLAVA

Formacioni: Hoxha, G.Krasniqi, Arapi, Kalari, Ibrahimi, Ramadani, Batha, Trashi, Vila, Torasso, Fili U aktivizuan: Atanda,Bardhi, Jaupaj Trainer : Klevis Dalipi

Skuadra ka rregjistruar një barazim pa gola në ballafaqimin e parë evropian të Europa League ndaj kundërshtarëve sllovak Slovan Bratislava. Në stadiumin “Elbasan Arena” 15 herë kampionët e vendit kanë dhuruar një 90 minutësh mjaft pozitiv panvarësisht emrit të njohur të kundërshtarit që kishin përballë. Krasniqi Fili, Bardhi e Vila kanë patur raste ideale shënimi por pa mundur ti konkretizojnë pozitivisht mundësitë e arta që i janë shfaqur. Tashmë skuadra do të tentojë gjithçka për gjithçka në ndeshjen e kthimit në trasfertën sllovake , e cila do të zhvillohet në stadiumin e Senicës në datën 7 Korrik.