KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 31
FK KUKËSI 0 – 1 FK PARTIZANI
Shënues: Sukaj 92’
Formacioni: A.Hoxha, Kalari, Atanda, G.Krasniqi, Fejzullahu, Vila, Trashi, Batha, Gomez, Torasso, Sukaj
U aktivizuan: Xhika, Bardhi, Fili
Karton të kuq : A Hoxha / Lladroviç
Skuadra siguron një sukses të rëndësishëm në luftën për titull. 15 herë kampionët e vendit mposhtin 0 – 1 Kukësin në shtëpi falë golit të sulmuesit Sukaj në minutat shtesë të sfidës . Një meritë e veçantë në këtë sukses shkon edhe për portierin Dashamir Xhika, i cili pas daljes me karton të kuq të kapitenit Hoxha në prekjen e parë të topit neutralizoj 11 metërshin e ekzekutuar nga Emini duke mos lejuar prekjen e rrjetës përgjatë gjithë minutave të mbetura. Për të kuqtë ky ishte suksesi i 19 në kampionat. Në javën e 32 Partizani do të jetë i impenjuar në “Qemal Stafa “ në përballjen ndaj Tërbunit.



















