Play-Off : Kanë përfunduar tre sfidat e para të Play-Off-it për grupmoshat U17, U18 dhe U19 të Partizanit

Play-Off : Kanë përfunduar tre sfidat e para të Play-Off-it për grupmoshat U17, U18 dhe U19 të Partizanit. Të kuqtë regjistruan rezultate të ndryshme, me 17-vjeçarët që shkëlqyen në Fier, ndërsa U18 dhe U19 nuk arritën të gjenin fitoren.

U19 | Partizani 0-0 Bylis
Skuadra e drejtuar nga Fatjon Muhameti zhvilloi një ndeshje të luftuar ndaj Bylisit, e cila u mbyll pa gola. Në minutën e 34-t, portieri Zadeja priti një 11-metërsh të ekzekutuar nga Thanasi, duke mbajtur të paprekur rrjetën e kuqe. Në pjesën e dytë, të kuqtë patën disa mundësi shënimi me Rrengën dhe Malajn, por nuk arritën të konkretizojnë. Me këtë barazim, Partizani U19 renditet në vendin e dytë me 17 pikë.
U18 | Partizani 0-1 Apolonia
Skuadra e 18-vjeçarëve, nën drejtimin e Gerd Haxhiut, nuk ia doli të vijonte serinë pozitive, duke u mposhtur në shtëpi nga Apolonia. Fierakët shënuan një gol të shpejtë në minutën e 8-të dhe arritën ta mbronin rezultatin deri në fund, pavarësisht se luajtën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Gabrielit në minutën e 45-të. Një moment vendimtar ndodhi në fillimin e pjesës së dytë, kur arbitri Doçi akordoi një 11-metërsh në favor të Partizanit, por asistenti i dytë e anuloi vendimin, duke lënë të pandryshuar rezultatin 0-1.
U17 | Spektakël dhe përmbysje në Fier!
Skuadra U17, e drejtuar nga Aldo Duro, dhuroi një paraqitje fantastike në transfertën e Fierit, duke përmbysur Apoloninë me rezultatin 2-6.
⚽ Vetëm 8 minuta iu deshën Ergit Hykës për të zhbllokuar sfidën.
⚽ Vendasit reaguan shpejt, duke barazuar në minutën e 11-të dhe duke kaluar në avantazh në minutën e 41-të.
⚽ Pjesa e dytë foli e gjitha për të kuqtë, të cilët brenda 5 minutash përmbysën gjithçka:
Zekaj barazoi nga pika e bardhë (62′).
Lleshaj kaloi Partizanin në avantazh (63’).
Sallaku realizoi golin e katërt (67’), duke gjetur të parin personal me fanellën e kuqe.
⚽ Në minutën e 84-t, Luçiano Myrto çoi shifrat në 2-5.
⚽ Një minutë më vonë, Hyka vulosi fitoren me golin e tij të dytë në takim dhe të 19-in personal këtë sezon.
🟥 Në minutën e 88-të, Partizani mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me dy të verdha të Myrtos. Të kuqtë marrin kryesimin me 24 pikë .