Play-Off-i Fillon: Sfida Vendimtare për Titullin Kampion!

Play-Off-i Fillon: Sfida Vendimtare për Titullin Kampion!

Të shtunën, skuadrat e moshave të U17 , U18 dhe U19  nisin rrugëtimin e tyre në fazën vendimtare të Play-Off-it, ku do të synojnë titullin kampion. Të tre ekipet e kuqe do të përballen me sfida të forta, dy prej tyre në transfertë dhe një në shtëpi.

U17 do të udhëtojë drejt Fierit për t’u përballur me Apoloninë.

U18 pret Apoloninë në “Arenën e Demave”, në një sfidë që do të transmetohet live në Partizani Channel.

U19 do të zbresë në Ballsh për një duel të zjarrtë ndaj Bylisit.

Orari i ndeshjeve:

 

📍 11:00 | U17 – Apolonia 🆚 Partizani (Fier)

📍 12:00 | U18 – Partizani 🆚 Apolonia (Arena e Demave)

📍 12:00 | U19 – Bylis 🆚 Partizani (Ballsh)