GOLEADË NË ARENËN E DEMAVE – PARTIZANI VAJZA  FITORE SPEKTAKOLARE 9–0 NDAJ LUSHNJËS

GOLEADË NË ARENËN E DEMAVE – PARTIZANI VAJZA  FITORE SPEKTAKOLARE 9–0 NDAJ LUSHNJËS 🔴

Një pasdite perfekte për vajzat e kuqe! Vajzat e kuqe dhururuan spektakël dhe gola në “Arenën e Demave”, duke triumfuar me rezultatin e thellë 9–0 ndaj Lushnjës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Kategorisë Superiore.

Skuadra e drejtuar nga Cyme Lulaj dominoi plotësisht takimin, duke treguar ritëm, organizim dhe efikasitet të lartë në fazën sulmuese.

Golat për të kuqtë u shënuan nga:

Liridona Gashi (4 gola)

Bora Bushati (2 gola)

Ava Hyseni (1 gol)

Melisa Doçe (1 gol)

Gelda Kadiolli (1 gol)

 

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për vajzat tona, që numërojnë 6 pikë, me 11 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, duke treguar formë të shkëlqyer në startin e sezonit.

Në fundjavën e ardhshme, vajzat e Partizanit do të udhëtojnë drejt Rrogozhinës, ku i pret përballja ndaj Egnatias.

 

🔴 Goleadë, spektakël dhe mentalitet fitues Partizani Vajza vazhdon rrugëtimin !