Partizani zbulon rivalin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

🏆 Kupa e Shqipërisë | Çerekfinale

 

Partizani zbulon rivalin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

Në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku FK Partizani do të përballet me AF Elbasani.

Të kuqtë vijnë pas një fitorje të pastër në raundin 1/8 ndaj Burrelit, dhe tashmë synojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt gjysmëfinaleve. Faza çerekfinale do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje:

➡️ 11 shkurt – ndeshja e parë në Elbasan Arena

➡️ 4 mars – ndeshja e kthimit në Arenën e Demave

FK Partizani do të synojë të vazhdojë rrugëtimin e tij në këtë kompeticion, me objektivin e qartë për të synuar trofeun e kupës .