PARTIZANI U19, E MBYLL FAZËN E PARË NË KRYE TË TABELËS

🔴 PARTIZANI U19, E MBYLL FAZËN E PARË NË KRYE TË TABELËS

Partizani U19, nën drejtimin e trajnerit Fatjon Muhameti, e ka mbyllur Fazën e Parë të sezonit 2025–2026 në krye të kampionatit Superiore U19, duke udhëhequr jo vetëm me pikë, por edhe në statistikat kryesore të lojës.

Skuadra e kuqe kryeson renditjen me 30 pikë, duke u dalluar për sulmin më efikas dhe mbrojtjen më të fortë të kampionatit. Në repartin ofensiv, Erald Rrenga kryeson listën e golashënuesve, në barazi me sulmuesin e Laçit dhe atë të Bylisit, me nga 7 gola të realizuar.

Ajo që e bën edhe më solide këtë Partizan është fakti se golat janë të shpërndarë mes disa lojtarëve, një tregues i qartë i forcës së grupit dhe filozofisë kolektive të skuadrës.

Në prapavijë, “porta e kuqe” ka qenë mjaft hermetike. Gardiani Darius Zadeja ka pësuar vetëm 12 gola, falë edhe mbështetjes së një mbrojtjeje të organizuar dhe kompakte, duke e mbajtur Partizanin sërish në krye të renditjes për aspektin defensiv.

Për të dytin sezon radhazi, Partizani U19 me në krye Fatjon Muhametin do të synojë titullin kampion, me objektivin për ta kthyer këtë ecuri pozitive në sukses final .

#përjetmetypartizan🔴 #FkPartizani #arenaedemave🔴🏟 #partizaniu19