Partizani U18 vijon serinë pozitive me një fitore dramatike ndaj Akademisë

Partizani U18 vijon serinë pozitive me një fitore dramatike ndaj Akademisë

Skuadra e Partizanit U18 ka vijuar momentin pozitiv, duke mposhtur ekipin e Akademisë me rezultatin 2–4 në një sfidë plot emocione dhe përmbysje, të zhvilluar të premten, më 24 tetor, në Qendrën Kombëtare Stërvitore të Kamzës.

Një ndeshje që në letër pritej e lehtë, por që në fushë rezultoi një betejë e fortë, ku djemtë e Aldo Duros siguruan tri pikët vetëm në minutat e fundit.

Kronologjia

Të kuqtë e nisën keq takimin, duke pësuar gol që në minutën e 7-të me autor Selën për vendasit. Megjithatë, reagimi ishte i menjëhershëm: brenda dy minutash, Rei Zekaj (31’) dhe Ergit Hyka (33’) përmbysën rezultatin, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 1–2.

Pjesa e dytë ishte një fotokopje e pjesës së parë, me Akademinë që barazoi sërish në minutën e 62-të me golin e dytë të Selës, ndërsa Partizani vazhdoi të ushtrojë presion të vazhdueshëm në zonën kundërshtare.

Vendimtar ishte fundi i takimit: në minutën e 88-të, Riseld Hoçja realizoi golin e avantazhit, ndërsa Rei Zekaj vulosi rezultatin përfundimtar 2–4, duke siguruar një fitore të merituar dhe plot karakter.

Me këtë sukses, Partizani U18 konfirmon formën e shkëlqyer dhe vijon rrugëtimin drejt kreut të renditjes.

Në javën e 7-të, të kuqtë do të presin në shtëpi Dinamo Cityn, në një tjetër përballje interesante

të kampionatit.