FITORE ME ZEMËR NË DORË !
PARTIZANI U18 PËRMBYS DINAMON NË MINUTAT SHTESË 🔴
Një derbi dramatik, plot emocione dhe me fund të lumtur për të kuqtë! Partizani U18 ka marrë një fitore të madhe me përmbysje ndaj Dinamo City, duke triumfuar me rezultatin 2–1 në “Arenën e Demave”.
Takimi, i vlefshëm për javën e 7-të të kampionatit, nisi me një pjesë të parë të ekuilibruar, që u mbyll pa gola. Në fraksionin e dytë, skuadra e Aldo Duros mori kontrollin e lojës, por në minutën e 76-të u ndëshkua nga miqtë, që kaluan në avantazh me golin e Mehmetit.
Megjithatë, të kuqtë nuk u dorëzuan në asnjë moment. Me karakter dhe besim deri në fund, Partizani U18 përmbysi gjithçka në minutat shtesë: fillimisht në të 91-tën, Rei Zekaj shënoi nga pika e bardhë pas një 11-metërshi të fituar nga Ergit Hyka, ndërsa në minutën e 96-të, Riseld Hoçja realizoi një kryevepër që ndezi festën e madhe në “Arenën e Demave”.
Një fitore me shumë zemër dhe karakter, që konfirmon shpirtin garues të skuadrës kuqe, e cila regjistron suksesin e gjashtë në shtatë ndeshje, duke vijuar ecurinë pozitive në kampionat.
🔴 Partizani U18 tregon sërish forcën e grupit dhe mentalitetin fitues një tjetër mbrëmje për t’u mbajtur mend në “Arenën e Demave”!