Partizani U18 me goleadë ndaj Apolonisë, U19 ndalet në Elbasan

Partizani U18 me goleadë ndaj Apolonisë, U19 ndalet në Elbasan

Ekipet e Akademisë Partizani vijuan rrugëtimin në kampionat me ndeshjet e fundjavës, duke marrë rezultate të ndryshme në fushë.

U18 | Partizani 7-1 Apolonia

Skuadra e 18-vjeçarëve, nën drejtimin e trajnerit Aldo Duro, zhvilloi një ndeshje spektakolare në Arenën e Demave, duke fituar me rezultatin e thellë 7-1 ndaj Apolonisë.

Kjo ishte fitorja e parë për të kuqtë në kampionat, e cila erdhi falë një performance të shkëlqyer kolektive dhe efikasiteti para portës.

Golat u shënuan nga:

Rei Zekaj (2)

Ergit Hyka (2)

Hoçja, Lleshaj dhe Sallaku

U19 | Elbasani 1-1 Partizani

Skuadra U19, e drejtuar nga trajneri Fatjon Muhameti, zhvilloi ndeshjen e javës së tretë në fushën sportive “Shefqet Lamçe” ndaj Elbasanit.

Pas dy fitoreve radhazi, të kuqtë u ndalën me barazim 1-1, duke marrë vetëm një pikë nga kjo sfidë.

Goli për Partizanin u realizua nga Redmond Skeja.

Pas tre javëve të para, ekipi U19 renditet në vendin e tretë me 7 pikë.

Ndeshjet e ardhshme – 4 Tetor 2025

U19 | Vllaznia – Partizani

U18 | Elbasani – Partizani

U17 | Vllaznia – Partizani

U16 | Shënkolli – Partizani

U15 | Shënkolli – Partizani