Partizani U18 mbyll fazën e dytë me një fitore karakteri

Partizani U18 mbyll fazën e dytë me një fitore karakteri

Skuadra e 18-vjeçarëve e drejtuar nga Gerd Haxhiu e mbylli fazën e dytë me një fitore të rëndësishme ndaj Elbasanit, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Një ndeshje e karakterizuar nga grinta dhe shpirti i garës, që solli edhe ndërhyrje të forta e kartonë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me Partizanin dominues dhe kërkues. Në fraksionin e dytë, Dashi, i cili u shfaq shpesh në mbështetje të sulmit, arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 63-të.

Në minutën e 68-të, kapiteni i skuadrës Aleksandër Muçaj u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Megjithatë, edhe në inferioritet numerik, të kuqtë reaguan mjaft mirë, duke shënuar edhe golin e dytë me anë të Spiro Idrizajt në minutën e 71-të.

Me këtë rezultat, Partizani U18 i drejtohet fazës së tretë të Play-Off-it me 16 pikë. Java e 19-të do ta gjejë sërish në shtëpi, ku do të përballet me Apoloninë.