Partizani U18, dominim total në Elbasan me fitoren 0-5

Në Elbasan, skuadra U18 e drejtuar nga Aldo Duro vazhdoi formën e shkëlqyer duke fituar me rezultatin e pastër 0-5 ndaj vendasve verdheblu.
Të kuqtë zhvilluan një ndeshje të dominuar plotësisht, me Rei Zekaj dhe Ergit Hyka që realizuan nga një dopietë, ndërsa Riseld Hoçja vulosi goleadën.

 

Kjo është fitorja e dytë radhazi për U18, që në dy javë kanë shënuar plot 12 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.
Në javën e katërt, Partizani U18 do të udhëtojë drejt Rrogozhinës për t’u përballur me Egnatian.