PARTIZANI U17 ndalet pas 7 javësh– humbje në DERBI ndaj Dinamo City por ruan kreun

PARTIZANI U17 NDALET PAS 7 JAVËSH – HUMBJE NË DERBIN NDAJ DINAMO CITY, POR RUAN KRYESIMIN 🔴

Pas një ecurie mbresëlënëse me 6 fitore radhazi, Partizani U17 është ndalur për herë të parë këtë sezon, duke pësuar humbjen e parë në derbin ndaj Dinamo City me rezultatin minimal 0–1 në “Arenën e Demave”.

Të besuarit e Algert Hurdhës zhvilluan një ndeshje me dominim të plotë, duke krijuar shumë raste për shënim, por pa arritur të finalizonin. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 56-të, pas një goditjeje nga jashtë zonës që, pas një devijimi, përfundoi në rrjetë, duke i dhënë miqve fitoren.

Kjo humbje i jep fund një serie të jashtëzakonshme 36 ndeshjesh pa humbje, statistikë që tregon vazhdimësinë dhe konsistencën e jashtëzakonshme të kësaj skuadre në kampionat.

Pavarësisht rezultatit, Partizani U17 mbetet në vendin e parë të renditjes me 18 pikë, duke ruajtur kreun dhe statusin e pretendentit kryesor. Sfida e ardhshme do të jetë përballja direkte me Vorën, që ndodhet në vendin e dytë, një takim që pritet me interes maksimal për garën në krye të tabelës.

🔴 Një ndalesë pas një rrugëtimi të gjatë perfekt, por Partizani U17 mbetet i fortë dhe me sytë drejt titullit!