Partizani U17, fitorja e tretë radhazi me lojë dhe gola
Partizani U17 ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke treguar formë të shkëlqyer dhe efikasitet në kompleksin sportiv të Kamzës përballë Shkëndijës së Tiranës.
Takimi nisi në mënyrën më të mirë për të kuqtë, pasi vetëm pas një minute lojë Dionis Pera shënoi golin e parë. Në minutën e 28-të ai realizoi edhe golin e dytë personal, duke arritur kuotën e katër golave në tri javë. Vetëm shtatë minuta më pas, Nikola Hykollari e çoi rezultatin në 0-3, me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, trajneri Algert Hurdha i dha hapësirë zëvendësimeve. Shkëndija ngushtoi diferencën në minutën e 56-të me Sulollarin, por festa e vendasve zgjati vetëm dy minuta, pasi Fabio Hyseni shënoi golin e katërt. Në minutën e 66-të, Odisea Gjati shtoi edhe një tjetër, duke e thelluar rezultatin në 1-5. Shkëndija arriti të gjente edhe një gol tjetër me Sulollarin, duke vendosur shifrat përfundimtare në 2-5.
✅ Me këtë sukses, Partizani U17 ngjitet në krye të renditjes me 9 pikë të plota.
📍 Në javën e katërt, të kuqtë do të udhëtojnë drejt Shkodrës për supersfidën ndaj rivalëve të Vllaznisë.



















