Partizani U16, Fitore Spektakolare ndaj Apolonisë
Java e 20-të e kampionatit solli edhe fitoren e 20-të për ekipin U16 të Partizanit, që vazhdon rrugëtimin e pandalshëm drejt titullit kampion. Të besuarit e trajnerit Algert Hurdha triumfuan me një goleadë ndaj Apolonisë, duke shënuar plot 7 gola në portën fierake.
Golat Për u shenuan nga Allushaj dhe Himallari, të cilët realizuan nga një dopietë, ndërsa Lushaku, Tema dhe Pera plotësuan listën e golashënuesve me nga një finalizim secili.
Me këtë fitore, Partizani U16 vijon kryesimin e kampionatit në mënyrë të padiskutueshme, duke qëndruar i vetëm në vendin e parë me 33 pikë dhe një golavarazh impresionues prej 84 golash të shënuar dhe vetëm 9 të pësuar.
Skuadra e Hurdhës po tregon dominim absolut dhe vazhdon të marshojë drejt objektivit madhor: titullit kampion.