Partizani U15 nis sezonin me fitore në transfertën e Fierit

Partizani U15 nis sezonin me fitore në transfertën e Fierit

Në Kompleksin Sportiv “FC Apollo ”  Papuçiu, skuadra U15 e Partizanit e drejtuar nga Julian Kaça debutoi me fitore në javën e parë të Kampionatit Abissnet Superiore U15.



Të kuqtë triumfuan me rezultatin 2-3 ndaj ekipit vendas Apollo 2016. Golat për Partizanin u shënuan nga Brajan Hykollari (dopietë) dhe Rayan Karabushi.

Në javën e ardhshme, Partizani U15 do të presë në Tiranë ekipin e Skënderbeut.