Partizani U-18 triumfon në Rrogozhinë, siguron fitoren e 8-të sezonale
Skuadra U-18 e Partizanit ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke triumfuar në transfertën e Rrogozhinës me rezultatin 2-0. Të kuqtë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, falë golave të Rodrigo Karines në minutën e 25-të dhe Nikolla Avramit në të 38-ën.
Kjo ishte fitorja e tetë për Partizanin U-18 në këtë sezon, duke e çuar ekipin në kuotën e 29 pikëve dhe në vendin e tretë në renditje.