Partizani starton projektin U17 në futbollin e vajzave

Partizani starton projektin U17 në futbollin e vajzave

Partizani zgjeron strukturën e futbollit të femrave me krijimin e skuadrës U17, një hap i rëndësishëm për zhvillimin e talenteve të reja. Ekipi do të drejtohet nga Cyme Lulaj dhe Ermal Serjanit,  me punë dhe përkushtim do të udhëheqin vajzat në sezonin e ri futbollistik .

 

Kampionati i U17 do të përbëhet nga 6 skuadra, me ndeshje vajtje–ardhje. Takimi i parë për të kuqtë do të luhet në “Arenën e Demave” ndaj Vorës, më datë 17 nëntor.

Skuadrat pjesëmarrëse:

1. Partizani

2. Vllaznia

3. Teuta

4. Egnatia

5. Vora

6. Kinostudio

Kalendar – Faza e parë:

 

Java 1: Partizani – Vora

Java 2: Kinostudio – Partizani

Java 3: Partizani – Teuta

Java 4: Egnatia – Partizani

Java 5: Partizani – Vllaznia