PARTIZANI SHKËLQEN NË EVENTIN E MË TË MIRËVE TË AKADEMIVE – ABISSNET SUPERIORE
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, u zhvillua pasditen e sotme në orën 15:30 eventi tradicional i ” Më të Mirëve të Akademive”, pjesë e kompeticionit Abissnet Superiore, ku u vlerësuan lojtarët dhe trajnerët më të spikatur të sezonit 2024–2025.
Klubi Partizani ishte ndër më të përfaqësuarit në këtë ceremoni, duke reflektuar punën e madhe dhe serioze që po zhvillohet në strukturat e Akademisë së Demave.
Në formacionet më të mira të sezonit, Partizani kishte përfaqësues në çdo grupmoshë, duke konfirmuar dominimin e kuq në futbollin e moshave shqiptare.
Në kategorinë U15, u përzgjodhën Briseld Mesiti dhe Joan Hidri.
Në U16, u vlerësuan Arjol Lataj, Dion Vata dhe Elson Himallari, ndërsa trajneri më i mirë i sezonit u shpall Algert Hurdha, pas një edicioni të shkëlqyer me skuadrën kampione që mbylli sezonin pa asnjë humbje.
Në U17, vend në listën e më të mirëve gjetën Klaus Qefalia, Frensi Mali, Osman Myrta dhe Ergit Hyka, ndërsa trajneri më i mirë i kategorisë u vlerësua Aldo Duro.
Në U18, u vlerësuan Aleksander Muçaj dhe Neid Banushi, ndërsa në U19, përfshirjen në formacionin ideal e morën Amdy Diallo dhe Nebi Qokthi.
Një tjetër ditë krenarie për familjen e kuqe, që vazhdon të prodhojë talente, rezultate dhe të mbajë lart emrin e Partizanit në futbollin e moshave shqiptare.
#PartizaniChannel
#AkademiaPartizaniOfficial
#AbissnetSuperiore
#KrenariEKuqe



















