Partizani B vijon përgatitjet, objektivi mbetet ngjitja në Kategorinë e Dytë
Partizani B po vijon intensivisht përgatitjet për fazën e dytë të kampionatit të Kategorisë së Tretë, me seleksionime dhe teste miqësore, teksa synimi kryesor mbetet ngjitja në Kategorinë e Dytë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Renaldo Kalari ka zhvilluar dy ndeshje miqësore në “Arenën e Demave”, duke treguar formë premtuese.
Në përballjen e parë ndaj UET FC, të kuqtë arritën një fitore 2-0, ndërsa në sfidën e dytë kundër AS Himara, Partizani B dominoi duke triumfuar me rezultatin 4-1. Këto ndeshje testuese po shërbejnë për konsolidimin e grupit dhe përgatitjen e skuadrës për objektivat ambiciozë të këtij sezoni.