Partizani B vijon përgatitjet me fitore miqësore ndaj Burrelit
Partizani B po zhvillon me intensitet të lartë fazën përgatitore në prag të nisjes së kampionatit të Kategorisë së Dytë, teksa kanë mbetur edhe 20 ditë nga starti i sezonit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Oltijon Kernaja ka testuar forcat në një tjetër miqësore të zhvilluar në “Arenën e Demave”, përballë Burrelit.
Takimi nisi në mënyrën më të mirë për të kuqtë, me Herdi Ballën që zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të pas një aksioni të bukur. Në minutën e 37-të ishte Denis Balla që dyfishoi shifrat, duke vulosur edhe rezultatin e pjesës së parë 2-0.
Në fraksionin e dytë, Burreli ngushtoi rezultatin nga pika e bardhë, por ky mbeti edhe rezultati përfundimtar i miqësores, 2-1 për Partizanin B.
🔴 Formacioni startues i Partizanit B
Në portë: Allmuça
Mbrojtja: Bakalli, Diallo, Kokomani
Mesfusha: Gjuzi, Petritaj, Ndrejaj, Kolq
Sulmi: H. Balla, Goga, D. Balla
Në pjesën e dytë, trajneri Kernaja aktivizoi lojtarët Doçi, Lenja, Kukaj, Çikani, Hasanas, Vidrica dhe Hidri, duke i dhënë mundësi të gjithëve të marrin minuta dhe të testohen para nisjes së kampionatit .
#partizanib #kategoriedyte