Partizani B – sfida dhe përgatitje intensive para sezonit

Partizani B – sfida dhe përgatitje intensive para sezonit

Partizani B, nën drejtimin e Oltion Kernajës, ka zhvilluar 5 ndeshje miqësore në dy javët e fundit, duke u përballur kryesisht me ekipe të Kategorisë së Parë:

 

Kastrioti – barazim 1:1

 

Laçi – humbje 0:1

 

Korabi – fitore 2:0

 

Kukësi – humbje 1:3

 

Iliria – barazim 3:3

Në të gjitha këto ndeshje, “të kuqtë” kanë treguar lojë solide dhe sulmuese, duke matur forcat me skuadra me emër në futbollin shqiptar. Objektivi kryesor është i qartë: ngjitja në Kategorinë e Parë.