Partizani B prezanton stafin teknik për sezonin e ri 2025-2026

Partizani B prezanton stafin teknik për sezonin e ri 2025-2026

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2025–2026, Partizani B do të drejtohet nga Oltion Kernaja në rolin e trajnerit të parë.

 

Pjesë e stafit teknik do të jenë gjithashtu Realf Zhivanaj si asistent trajner dhe Oriand Abazaj si përgatitës atletik.

 

Ekipi B do të ketë një mision të dyfishtë :

 

• Të konkurrojë për ngjitjen në Kategorinë e Parë

 

• Të përgatisë elementët më premtues për ekipin e parë

 

Partizani B mbetet një komponent kyç në strategjinë e zhvillimit të klubit, si vazhdim i punës së Akademisë dhe mbështetje për skuadrën A .