Partizani B | Përgatitje intesive dhe miqësore

Partizani B po vazhdon përgatitjet në prag të startit të fazës së dytë të kampionatit, duke zhvilluar një seri testesh miqësore që kanë shërbyer për të mbajtur skuadrën të karikuar dhe për të vëzhguar elementët e rinj.

Dy miqësoret e fundit dhanë sinjale pozitive: një barazim 2:2 ndaj Kukësit dhe një fitore 2:1 ndaj Gramshit.

Takimi i parë zyrtar për të kuqtë në fazën e dytë do të zhvillohet më 1 shkurt, ndaj Eagle FA në fushën e këtij të fundit. Momentalisht, Partizani B ndodhet në vendin e 3-të me 21 pikë, vetëm 2 pikë më pak se lideri aktual, Oriku.

Skuadra e trajnerit Ergys Luga duket gati për të nisur këtë fazë me ambicie për të ngushtuar diferencën dhe për të qëndruar në garë për vendet e para.