Partizani B ndal serinë e fitoreve në transfertën ndaj Shkumbinit






➡️ FORMACIONI : Allmuça , Goga , Ndrejaj , Balla , Jatta , Rifa , Bunkhoev, Mando , Diallo , Bakalli , Doçi
↪️ U AKTIVIZUAN : Hidri , Sarjo , Hasanas
Partizani B nuk arriti të vazhdojë serinë e fitoreve në transfertën e zhvilluar në Peqin, duke përfunduar ndeshjen me një barazim të luftuar ndaj Shkumbinit. Një përballje e vështirë në një ditë jo të favorshme për skuadrën e kuqe.
Nën drejtimin e Realf Zhivanaj Partizani B udhëtoi me shumë mungesa: Diego Contreras, Enea Kokomani dhe Marjus Kola ishin të angazhuar me ekipin e parë, ndërsa Marselo Gjuzi, Herdi Balla , Denis Sulo , Kazeem Ogunleye dhe Igli Gjeçi munguan për shkak të dëmtimit. Terreni i vështirë i fushës i bëri gjërat edhe më të komplikuara për të kuqtë në këtë përballje.
Vendasit e Shkumbinit morën inisiativën që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola me dopietën e Doukaga në minutat 23 dhe 41. Megjithatë, dy minuta para fundit të pjesës së parë, Jurgen Bakalli shfrytëzoi një kundërsulm perfekt për të rikthyer shpresën dhe për të dërguar skuadrën e kuqe në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2:1.
Pjesa e dytë vijoi me intensitet të lartë nga të dyja skuadrat, por ishte Baboucarr Jatta ai që barazoi rezultatin në minutën e 59-të me një goditje jashtë zone që shtangu portierin vendas. Megjithëse Partizani B kërkoi fitoren deri në fund dhe pati një gol të anuluar, rezultati përfundimtar ishte 2:2.
Me këtë barazim, Partizani B vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes me 16 pikë, pas 5 fitoreve dhe 1 barazimi, me 21 gola të shënuar dhe 4 të pësuar. Java e ardhshme është pushim për skuadrën e kuqe , ndërsa Java e 8 sjell një përballje të drejtpërdrejtë për kreun ndaj Orikut në Arenën e Demave.





















