Partizani B ka siguruar një tjetër fitore në javën e 9-të

Partizani B ka siguruar një tjetër fitore në javën e 9-të, duke mposhtur Europian FC me rezultatin e thellë 5-0.

Mohanad Mando dhe Sulo shënuan në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të kuqtë realizuan edhe tre gola të tjerë. Mando regjistroi një dopietë, ndërsa 21-vjeçari kolumbian, Contreras, debutoi me gol. Rezultatin e vulosi Gjuzi, duke shënuar golin e pestë për të kuqtë të drejtyar bga

Partizani B vazhdon të kryesojë renditjen me 20 pikë pas kësaj fitoreje, i ndjekur nga Eagle FA.

Tashmë, të kuqtë do të kërkojnë të ruajnë këtë epërsi në transfertën e javës së 10-të kundër Klosit.

 

Tashmë të kuqtë do të përballen me Klosin në transfertën e javës së 10-të.