Kategoria e Dytë – Grupi B | Partizani B – Butrinti 0:0
Java 10 | 14 dhjetor 2025
Stadiumi “Arena e Demave”
Formacioni:
Allmuça, Kola, Sulo, Bunkhoev, Bakalli, Ndrejaj, Kazeem, D. Balla, Mandoo, Ismaili, Bintsouka.
U aktivizuan:
Gjuzi, Gibbo, Qokthi, H. Balla.
Partizani B dhe Butrinti ndajnë nga një pikë në “Arena e Demave”
Kronologjia:
Partizani B u ndal në një barazim pa gola në shtëpi përballë Butrintit, në një duel të drejtpërdrejtë për objektivin e ngjitjes në Kategorinë e Parë.
Sfida shënoi edhe debutimin e trajnerit Ergys Luga në pankinën e kuqe. Ndeshja ishte e luftuar dhe me intensitet të lartë, ku miqtë nga Saranda u shfaqën shumë të organizuar në fazën defensive, duke neutralizuar përpjekjet e Partizanit B dhe duke mos lejuar asnjë gol gjatë 90 minutave.
Pavarësisht rasteve dhe përpjekjeve të skuadrës së kuqe, rezultati mbeti i pandryshuar, me të dy ekipet që ndanë nga një pikë .
Tashmë, Partizani B do të përqendrohet te ndeshja e fundit e fazës së parë, e cila do të luhet në transfertë ndaj Këlcyrës. Objektivi mbetet i qartë: mbyllja e kësaj faze me sukses dhe vazhdimësia në garën për kreun e renditjes.
Pas javës së 10-të, Partizani B pozicionohet në vendin e tretë me 20 pikë, vetëm 3 pikë më pak se kryesuesit e Orikut, duke mbetur plotësisht në lojë për objektivat sezonalë.



















