Pa gola, por me grintë , Partizani në ritëm për sezonin e ri !

Pa gola, por me grintë , Partizani në ritëm për sezonin e ri !

Partizani po zhvillon me intensitet të lartë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, nga skuadra e parë e deri tek ekipet e Akademisë. Këtë javë, Arena e Demave ka qenë e mbushur me aktivitet, ku janë zhvilluar disa ndeshje miqësore.

Skuadra e parë | Milinkoviç nis punën me miqësoren ndaj Bylisit

Skuadra e parë, tashmë nën drejtimin e trajnerit Mladen Milinkoviç , zbriti në fushë për herë të parë me të në krye të pankinës, në përballjen e 9 gushtit kundër Bylis të Mirel Josës.

Kjo ishte sfida e dytë miqësore për “të kuqtë”, e cila përfundoi pa gola, por me luftë dhe dëshirë nga të dyja palët.

Formacionet e testuara nga Milinkoviç :

Pjesa e parë: Qirko, Atanaskoski, Preka, Janjeva, Shanaj, Kote, Ismaili, Martinez, Gudjufi, Garcia, Rifa .

 

Pjesa e dytë: Hoxha, Buxhelaj, Sembene, Çipi, Bytyçi, Mehmeti, Syla, Sulo, Himallari, Qokthi, Iskanderli, Contreras.

Kronologjia e lojës:

Pjesa e parë u karakterizua nga duele të forta në mesfushë, me miqtë më pranë golit. Megjithatë, portieri Pano Qirko ishte vendimtar në disa ndërhyrje, duke mbajtur portën të paprekur .

Në pjesën e dytë, Partizani shtoi presionin dhe krijoi disa raste për gol. Demat krijuan disa raste të mira  për gol, ku Diego Contreras pas një asistimi nga Himallari dhe më vonë pas një pasimi nga Qokthi, nuk arriti të gjejë rrjetën.

Përgatitjet do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet dhe dëshirë, teksa jemi në prag të nisjes së sezonit. Në ndeshjen e parë, “të kuqtë” do të presin ekipin e Vorës, duke synuar një start pozitiv në kampionat.