MOSHAT | U17 – U19

Fundjava që lamë pas nuk pa në aksion dy  grupmoshat e Partizanit, U17 dhe U19. Sipas kalendarit, ekipet U17 dhe U19 kishin javë pushimi .

Ndërkohë, këtë fundjavë, të dy ekipet që ishin pushim do të rikthehen në fushë me ndeshje në transfertë. Partizani U19 do të udhëtojë drejt Fierit për t’u përballur me Apoloninë, ndërsa ekipi U17 do të sfidojë Skënderbeun në Korçë.

Me synimin për të marrë rezultate pozitive, të rinjtë e kuq do të kërkojnë të ruajnë ritmin dhe të rikthehen te suksesi pas këtij pauze kalendarike.