Mateo Çipi i nënshtrohet me sukses operacionit pas dëmtimit ndaj Flamurtarit
Mbrojtësi i Partizanit, Mateo Çipi, ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e javës së gjashtë ndaj Flamurtarit.
Operacioni u zhvillua me sukses dhe lojtari do të qëndrojë për disa ditë në vëzhgim, përpara se të nisë fazën e rehabilitimit, sipas një programi të detajuar të përgatitur nga stafi mjekësor i ekipit.
Klubi i uron Mateos rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim të fortë në fushë .
🔴 #RiktheuMëiFortëMateoÇipi 💪

Mbrojtësi i Partizanit, Mateo Çipi, ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e javës së gjashtë ndaj Flamurtarit.

















