Mirë se vini në faqen zyrtare të PARTIZANI SHA. Duke përdorur këtë faqe interneti dhe duke kryer një porosi, ju pranoni kushtet e mëposhtme:

1. Produktet dhe Çmimet

  • Të gjitha produktet, çmimet dhe specifikimet e tyre janë të listuara në mënyrë transparente në faqen tonë.

  • PARTIZANI SHA rezervon të drejtën të ndryshojë çmimet dhe përshkrimet e produkteve pa paralajmërim paraprak.

2. Porositë dhe Pagesat

  • Porositë kryhen online përmes sistemit tonë dhe konfirmohen pasi të jetë përfunduar pagesa.

  • Klienti është përgjegjës për zgjedhjen e saktë të madhësisë, ngjyrës dhe modelit para pagesës.

3. Politika e Kthimeve

  • Nëse produkti është dërguar sipas madhësisë dhe specifikimeve të zgjedhura nga klienti, PARTIZANI SHA nuk ofron kthim apo rimbursim.

  • Kthimet pranohen vetëm në rast produktesh të dëmtuara ose gabimisht të dërguara. Në këtë rast duhet të na kontaktoni brenda 3 ditëve nga marrja e porosisë. Më shumë

4. Dorëzimi dhe Transporti

  • PARTIZANI SHA bashkëpunon me shërbime të licencuara transporti për të siguruar shpërndarjen e porosive.

  • Afatet e dorëzimit mund të ndryshojnë në varësi të lokacionit dhe shërbimit të transportit.

5. E Drejta e Autorit dhe Markat Tregtare

  • Të gjitha imazhet, logot dhe përmbajtja në këtë faqe janë pronë e PARTIZANI SHA dhe nuk mund të përdoren pa leje të shkruar paraprakisht.

6. Përgjegjësia

  • PARTIZANI SHA nuk mban përgjegjësi për dëmtime apo vonesa të shkaktuara nga transporti apo faktorë jashtë kontrollit tonë.

  • Klienti mban përgjegjësi për adresën e saktë të dorëzimit dhe të dhënat e kontaktit.

7. Ndryshimet në Kushtet dhe Afatet e Përdorimit

  • PARTIZANI SHA rezervon të drejtën të ndryshojë ose përditësojë këto kushte në çdo kohë. Çdo ndryshim publikohet në këtë faqe.

Duke bërë porosi në faqen tonë, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranoni këto kushte.