Kupa e Shqipërisë | Shorti i raundit gjysmëfinal

Partizani ka mësuar kundërshtarin e raundit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Në ambientet e FSHF-së është hedhur shorti, ku goglat rezervuan Egnatian si kundërshtar në këtë përballje të Kupës. Ndeshja e parë do të luhet në Rrogozhinë më 2 prill, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në “Arenën e Demave” më 23 prill.