Si e keni përgatitur skuadrën për ndeshjen e nesërme duke ditur që për Partizanin kjo është ndeshja e parë zyrtare për sezonin e ri –
Gega: Eshtë e vërtete që prej gati dy muaj kemi nisur përgatitjet, me skuadrën janë bashkuar disa lojtarë të rinj. Fizikisht jemi 100% të përgatitur për ndeshjen, ajo që thoni është pak e vështirë për ne se skuadra ndaj të cilës luajmë nesër është në mes të sezonit dhe kjo është gjë e mirë për ta. Por ne kemi zhvilluar disa miqësore, ndaj jemi munduar të ndërtojmë ekipin. Unë shpresoj dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur.
Cilën konsideroni si pikën tuaj më të fortë dhe atë të ekipit të Kalju –
Gega: Kemi ndjekur 3 ndeshjet e tyre të fundit. Mendoj se është një skuadër e mirë, e respektoj, luajnë futboll të mirë. Ne kemi një ekip të ri, me lojtarë të rinj në moshë, por ne u besojmë. Për disa do të jenë hapat e parë në arenën ndërkombëtare, kjo do të jetë sfida jonë. Por jemi mirë dhe do shpjegojmë si të luajmë nesër të shohim
Nesër luhet raundi i parë i Ligës së Konferencës, cilat janë objektivat e Partizanit në këtë kompeticion faza e grupeve apo turi dytë apo të tretë –
Gega: Hap pas hapi, do të shohim nesër. Pas ndeshjes së nesërme do të luajmë edhe ndeshjen e kthimit. Por jemi të fokusuar totalisht tek ndeshja e nesërme. Do të luftojmë përgjatë 90 minutave do përpiqemi të bëjmë më të mirën që ta kemi më të lehtë në ndeshjen e kthimit në shtëpi.
Estonezët luajnë në kampionat e shqiptarët jo –

Mungesa Isgandarlit –
Gega: Ai është lojtar i ri, ka pak kohë që ka ardhur, kush vjen e bëhet pjesë e klubit ka rëndësinë e vet dhe ka pozicionin e vet. Patjetër që po të ishte do ishte mirë, është një vlerë e shtuar, nuk ka qenë në dorën tonë, janë procese e procedura që nuk kemi mundur ta ndihmojmë në këtë aspekt. Pas tre ditëve do të jetë aty. Kemi 23 veta dhe secili ka shansin e vet, kështu funksionon futbolli, kur dikush mungon për disa arsye, është shansi i dikujt tjetër të tregojë vetën, ndihmojë ekipin dhe shpresoj të ndodhë.
Keni ndonjë shqetësim tjetër nga grupi aktual –
Eksperienca juaj e parë si trajner me Partizanin në Europë ishte ajo ndaj Maribor. Çfarë ka ndryshuar që atëherë –
Gega: Ndryshimi nga eksperienca e parë te Partizani? Dikush është plakur, më shumë flokë gri. Klubi është rritur, është bërë më i mirë, ka bërë investime, është ndryshe nga 6 vite më parë. Disa vite më parë kishim probleme, por tani klubi ka fushën e vet dhe hotelin e gjithçka. Çdo gjë është e shkëlqyer, lojtarët duhet ta kuptojnë sa me fat janë që punojnë çdo ditë e përmirësohen për karrierën e tyre. Por siç e thashë, çdo vit është ndryshe, ne jemi një ekip i ri. Herën e kaluar kur isha me Partizanin, kishte disa lojtarë me eksperiencë, ishte e mirë për mua. Por mua më pëlqen të punoj me çdo moshë, nuk ka rëndësi mosha, por nëse je i freskët dhe sa i fortë je. Jam shumë i lumtur me skuadrën dhe grupin që kemi. Shumë i lumtur se janë lojtarë me cilësi, shumë të sjellshëm, misioni është t’i shtyj të jenë më të mirë. Të gjithë duan të jenë të suksesshëm por në mendjen time, detyra ime është të jem një shembull i mirë. Jam një gjysh dhe mundohem t’i trajtoj njëlloj e t’i bëj të ndjehen të rehatshëm.

A duhen ndërhyrje në merkato –
Gega: Mendoj se Real Madridi ka nevojë, Barcelona… Nëse dikush më i mirë vjen, është i mirëpritur, por ky është proces, klubi është i përfshirë. Janë larguar 10 lojtarë nga sezoni i kaluar, ua kemi thënë dhe vazhdojmë më tej. Mendoj se kanë ndihmuar ekipin shumë. Jemi munduar të rindërtojmë, të marrim të rinj dhe shpresoj se do të jetë e mirë për klubin dhe ata vetë. Hap pas hapi. Nesër është shumë e rëndësishme për klubin dhe mua si trajner. Ne jemi me fat se kemi ndeshjen e dytë në Shqipëri, do të mundohemi nesër të bëjmë më mirë dhe në pjesën në shtëpi, do të mundohem të bëjmë më të mirën e mundshme.
Ne kemi parë me stafin disa ndeshje të Kalju, janë ekip i mirë, luajnë futboll me cilësi e teknikë. Asgjë për të fshehur, nëse janë ekip i mirë, duhet të themi të vërtetën e përgatitemi për të luajtur me ta. Nuk e njoh mirë kampionatin, por kam parë ekipin kundërshtar, edhe pse u mundën në ndeshjen e fundit, më pëlqeu se si luajtën. Ndaj do të përgatitemi për ta nesër.