Gjendja e skuadrës pas derbit-
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: E theksoj që paraqitja e skuadrës në derbi nuk më bindi dhe për këtë jam i inatosur. Nuk është problem barazimi, problemi është që nuk bëmë atë që duhet të bënim. Pastaj motivet që nuk e bëm janë të shumta.
Mungesa e Murataj i skualifikuar –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk mendoj se do të ndikoj. Kemi lojtar të zotë, të cilët meritojnë të luajnë dhe po stërviten mirë.
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Në këtë moment Vllaznia është një skuadër e rrezikshme sepse kanë humbur mjaft ndeshje, por të fundit e fituan dhe janë ende në luftë për një vend në kupat e evropës. Ndaj do të luajnë për gjithçka. Janë një skuadër mjaft e mirë . Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi na duhen si dhe atyre 3 pikët.
Ndaj Vllaznisë fitorja është detyrim –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Prej 5 apo 6 javësh jemi të detyruar të fitojmë çdo ndeshje. Pas ndeshjes me Laçin jemi të detyruar të fitojmë çdo ndeshje. E përsëris. Unë jam i bindur se nëse skuadra do të bëjë atë që di të bëjë , atë që është në gjendje të bëj nuk kemi probleme. Por historitë në kampionat kanë treguar se kur nuk arrijmë të bëjmë gjërat që dimë të bëjmë kemi vështirësi.

Çfarë do të ndryshoni ndaj Vllaznisë-
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk jam unë ai që duhet të ndryshoj. Nuk luaj unë në fushë. Problemi është që nëse duhet ti përgatisësh gjërat, duhet ti bësh. Pikë.
Formacionin ndaj Vllaznisë e kam menduar, por nuk jua tregoj.
Pika ndaj Tiranës ju penalizoj në luftën për titull-
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Eshtë normale që ndeshjet i fillojmë për ti fituar. Të jem i sinqertë në derbi ne bëm pak për ta fituar. Morëm një pikë. Më mirë një pikë se të humbisnim. Tani vazhdojmë përpara jemi ende në luftë. Realiteti është që ne jemi pas, duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe të presim.
Shanset për titull në 3 ndeshjet e mbetura-
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Ne duhet ti fitojmë të gjitha. Të jem i sinqertë edhe nëse do të fitonim derbin do të na duhej ti fitonim të gjitha ndeshjet. Në derbi fatin e kishim ne në dorë, ndërsa tani jo.

Çfarë rezultati prisni ndaj Vllaznisë-
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk është çështja e rezultatit. Unë them gjithmonë që është paraqitja ajo që kërkohet. Rezultati vjen nëse bëhet një paraqitje e duhur. Në derbi jam mërzitur jo sepse barazuam, por nuk pash skuadrën time. Kjo nuk është vetëm për faj të lojtarëve. Eshtë gjithë ambjenti që e përgatiti jo mirë prag ndeshjen ndaj Tiranës.