Si vlerësoni Kukësin –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk duhet të shohim klasifikimin pasi është i ngjeshur. Skuadra e fundit ka 31 pikë, ndryshe nga sezonet e kaluara kur vendi fundit kishte shumë më pak pikë. Të gjitha ndeshjet janë të vështira.
Pikat e forta dhe të dobëta të Kukësit –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk dëshiroj ti them publikisht. Të gjitha skuadrat kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Kemi edhe ne pika të forta dhe të dobëta.
Sa vendimtare janë dy ndeshjet e radhës për Partizanin –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Mendoj që në këtë moment janë të gjitha ndeshjet shumë të rëndësishme, përfshirë edhe ato ndaj Bylis dhe Erzenit. Në këtë moment ne nuk kemi zgjedhje të ndryshme për të bërë ndeshje pas ndeshje.
Ka presion skuadra në këtë fund sezoni-
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Pak presion ka është normale, por nuk mendoj që është presion negativ. Kur luan në një skuadër të rëndësishme, dhe luan një kampionat të rëndësishëm është normale që të ketë pak presion. Puna jonë ka presion çdo ditë, paguhemi për të përballuar presionin. Nëse do të bësh këtë punë si trajner, si drejtor, si lojtar në futboll duhet të mësohesh të përballosh presionin, është normale.
Ndeshjet e fundit Kukësi nuk regjistron fitore, si e prisni ndeshjen e nesërme –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Edhe Erzeni ka disa javë që nuk fiton , por nuk ishte aspak ndeshje e lehtë. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë në këtë kampionat. Për tiu rikthyer diskutimit të presionit të gjithë kanë. Ka presion tek ne , por ka presion edhe te Kukesi. Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat.
I druheni faktit se skuadra mund ta ketë mendjen më shumë te derbi –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Në këtë moment duke parë pozitat tona, nuk duhet të mendojmë për derbin. Nëse nuk fitojmë me Kukësin derbi nuk vlen më është e kotë të flasim , është matematikë e thjeshtë.
Rinovimi kontratës –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Përsa i përket rinovimit të kontratës, kjo i takon presidentit Gazment Demi dhe klubit. Unë do të jap maksimumin deri në përfundim të kontratës time dhe në fund vendosim të dyja palët.
Jam përgjigjur pak kohë më parë, që unë mund të vazhdoj dhe nëse nuk fitoj titullin por mendimi im vlen vetëm 50%, kam dashur në karrierën time që të vazhdoj të rinovoj por smë kanë rinovuar. Unë mendoj që palët kanë diskutuar një marrëveshje mes xhentëllmenësh, pra edhe pse po i afrohemi fundit të sezonit unë jam i përqëndruar tek sezoni, dhe kur të mbarojë do të bëjmë një llogari dhe do të vendosim. Por nëse do mendimin tim, klubi është i kënaqur nga puna ime dhe unë jam i kënaqur nga puna klubit, por gjërat mund të ndryshojnë, por në këtë moment është të mbarojmë pozitivisht kampionatin dhe nuk ka rëndësi çështja e kontratës. Unë kam besim tek fjala që personat i japin njëri tjetrit dhe jam i bindur që kam folur me persona që mendojnë si unë, shqetësimi ynë i vetëm është të mundim Kukësin.