Konferenca për shtyp e trajnerit Giovanni Colella në prag të takimit ndaj Kastriotit

Gjendja e skuadrës –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk kemi probleme të veçanta. Nuk kemi asnjë problem.

Rikuperimi i Bilalit –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Bilali ka pasur probleme fizike, asgjë serioze.

2 javë kampionat –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nëse jemi atje dhe fitojmë, sigurisht që ne besojmë. Ne do ta bëjmë deri në fund. Presioni është diçka normale në këtë pikë. Kush nuk ka presion, nuk mund të bëjë as detyrën e trajnerit as të lojtarit.

A e ndal Bylisi Tiranën?

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Pse jo, mund të ndodhë. Unë nuk bëj llogari për të tjerë por për vete. Në futboll gjithçka mund të ndodhë.

Llogaritë –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Duke parë që kanë mbetur edhe 2 ndeshje është normale të ketë llogari të tilla. Duke mos e fituar derbin, kemi mundësi të bëjmë llogari për kundërshtarin. Kush është ndjekës bën llogari e kush kryeson jo. Janë 3 skuadra për mbijetesë dhe një përballet me ne e tjetra me Tiranën.

Presioni –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Presion nuk kemi vetëm në këtë moment, por kemi pasur gjatë gjithë kampionatit. Është diçka normale.

Kastrioti i dorëzuar? 

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk e kam dëgjuar trajnerin Çela, por edhe unë kam thënë më parë nuk jemi në luftë për titull. Mund të ndodhë gjithçka por ne që jemi ndjekës na mbetet vetëm të shpresojmë.

Vendi i dytë –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Në kampionat janë 36 ndeshje dhe patjetër që është vend që e meritojmë. Në një kampionat kaq të gjatë, nëse përfundojmë në vendin e parë ose të dytë, bëhen llogari në fund dhe kudo që të renditemi, e kemi merituar për atë që kemi dhënë. Ndoshta ka një specifikë më të veçantë në Kupë dhe jo në kampionat.

A ju kënaq vendi i dytë –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Jo, nuk mund të më kënaqë por nëse e meritojmë do të qëndrojmë. Në jetë ka shumë objektiva të cilat shpesh herë nuk arrijmë që të realizohen dhe janë gjëra që ndodhin në jetë. Me vendin e dytë nuk jam aspak i kënaqur. Por sigurisht duhet bërë edhe një analizë e thellë për çfarë kemi dhënë gjatë sezonit.

Kalendar i favorshëm për Partizanin –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Kush e thotë këtë? Nuk mendoj se stadiumi bën diferencë dhe kalendari bën diferencë për 2 ndeshje. Kalendari ka 36 ndeshje dhe jo vetëm 2 ndeshje. Kështu bëhet analiza e kalendarit gjatë gjithë sezonit dhe nëse më pyesni në konferencë se mos e kemi humbur pikën  në dy ndeshjet e fundit, do të thoja në vazhdim të kampionatit. Këtë do ta diskutojmë të hënën pas ndeshjes.

Koha për përgatitje –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Është e njëjta kohë, si për ne ashtu edhe për kundërshtarët. Dy ditë të dy kemi pasur. Është analizë që bëhet gjatë gjithë vitit.

Mba e Da Silva performancë pozitive –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Mbas shumë vitesh je në gjendje të kuptosh diçka dhe të kuptosh se çfarë bëhet mirë e çfarë jo. Nuk mendoj se ka një fenomen, por gjatë merkatos së janarit larguam Skukën dhe morën Selmanin që u dëmtua dhe jemi për të tretën herë që punojmë në sulm. Sipas meje në këtë pikë kemi bërë një punë mjaft të mirë.

Ndjekja e ndeshjeve të tjera në stadiume –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk është se shkoj shpesh por shkoj më shumë për të parë lojtarë. Për ne është normale në punën tonë që të shohim jo vetëm ndeshje por edhe elementë. Në moment kur jam në pauzë, shkoj të shoh kolegët e mi. Është mirë që trajneri të përmirësohet dhe këtë e kam bërë gjithë jetën time. Nuk është qëllimi që të ndjek vetëm kundërshtarët, por të ndjek edhe ambientin. Është normale të shohësh ndeshjet e të tjerëve dhe të përmirësohesh. Kam parë edhe ndeshje të moshave.

Keko i Korabit afrimi parë –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Mendoj se është shumë i mirë. Jam i kënaqur që kemi bërë një zgjidhje të tillë në janar dhe zgjedhja e Kekos është për vazhdimësi. Partizani duhet të investojë kohë dhe para në lojtarët e rinj vendas.